Evakuim ndërkombëtar nga anija e goditur nga hantavirusi në Spanjë / Britania dhe vendet e BE-së dërgojnë avionë për riatdhesim
Qeveria e krahut të majtë në Spanjë miratoi projektligjin mbi përdhunimet, duke plotësuar kështu një nga premtimet parazgjedhore, e cila kishte në fokus forcimin e ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Projektligji, i cili prej muajsh ka ngjallur debat në parlament, kërkon të krijojë Gjykata të Specializuara për trajtimin e veprave seksuale dhe krijimin e qendrave të rehabilitimit, për personat e prekur nga sulmet seksuale. Si rrjedhojë, vitet e dënimit me burg do të shtoheshin në rast të ngacmimit dhe dhunës seksuale, pa pëlqimin dhe miratimin e të gjitha palëve. Protestat masive të aktivistëve nisën pas gjyqit “Wolf Pack” në vitin 2016, në të cilën pesë burra akuzoheshin se kishin përdhunuar një grua gjatë festivalit të vrapimit në Pamplona. Por ato u liruan disa ditë më vonë, pasi asnjëherë nuk u vërtetua që burrat kishin përdorur dhunë.
Me ligjin aktual në Spanjë nëse gratë janë shumë të frikësuar për të reaguar ndaj dhunuesit ose nuk mund të jenë fizikisht të afta për ta bërë atë, sulmet seksuale nuk mund të përkufizohen përdhunim. Ndërkohë ligji i ri do të shfuqizojë këtë dallim, duke cituar se në rast se marrëdhëniet seksuale nuk kryhen me miratimin dhe pëlqimin e të dyjave palëve, atëherë ajo do të quhet përdhunim.
“Spanja do të jetë vendi më i sigurt për gratë me miratimin e këtij ligji”, u shpreh Ministrja e Barazisë Irene Montero.
Sakaq, nëse marrëdhëniet seksuale do të shoqërohen me dhunë fizike ose ndaj grave do t’i ofrohet pa dijeninë e tyre drogë ose alkool, për t’i kthyer ata në një gjendje të pavetëdijshme, akuzat dhe dënimi do të jenë akoma dhe më të rënda. Të tilla raste do të trajtohen nga gjyqtarë specialë në gjykata kushtuar krimeve seksuale, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel