Barcelona kampione e Spanjës, katalanasit “gjunjëzojnë” Real Madridin dhe festojnë titullin në sytë e rivalëve
Zhvillimi i derbit të Italisë mes Juventus dhe Inter është kthyer në një rebus sfilitës për futbollin italian, aq sa të ndikojë edhe llogaritë e skuadrave të tjera. Nëse do të luhet me praninë e tifozëve, nëse do të kushtëzohet me pjesëmarrjen apo nëse do të spostohet sërish.
Këtë për momentin askush nuk është në gjendje ta thotë në hierarkinë e Ligës, askush që të mund ti japë zgjidhje kaosit që u krijua me ngjeshjen e kalendarit.
Napoli propozoi spostimin e Kupës së Italisë këtë javë për të zhvilluar Serinë A, por kjo u hodh poshtë, e tani hipotezat për derbin mes Juve dhe Inter janë vetëm dy. Po diskutohet për shtyrjen me një javë të kampionatit ndërsa ndeshjet që do rikuperohen, do luhen në 7, 8 dhe 9 Mars. Kështu sfida në Juventus Stedium do të kishte një arkëtim optimal 5 milionë Euro, dhe imazhi i futbollit italian do të ruhej.
Me këtë tezë edhe finalja e Kupës do të spostohej në stadiumin San Siro, pasi impianti Olimpiko në kryeqytet do ti dorëzohet UEFA-s për Europianin 2020. Hipoteza e dytë që qëndron në këmbë por që i pëlqen shumë pak njerëzve është spostimi i javës së 26 në 13 Maj. Kështu do të luhej në stadiumet pa rrezik, duke spostuar sërish ndeshjet e tjera, gjithmonë duke shpresuar se në Itali, emergjenca do të zgjasë më së shumti deri në 8 Mars.
Top Channel