Kreu i KLP: Sistemi i Prokurorisë i nënvlerësuar nga ana buxhetore, nuk ka rezultate pa financim

03/03/2020 10:27

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi është shprehur në konferencën për sfidat e Prokurorisë se tashmë ky institucion ka ndryshuar tërësisht me atë që ka qenë më parë.

Sipas Ibrahimit kryeprokurori, Olsian Çela është një lidership i duhur që do të bëhet shembull për të tjerët që do të vijnë.

Ibrahimi ka shtuar se tashmë disa kompetenca të Prokurorit të Përgjithshëm janë hequr por kjo ka bërë që të jetë një përfaqësues i denjë i Prokurorve dhe jo i politikës.

“Prokurori i Përgjithshëm është skicuar nga kushtetuta vetëm emri pasi është një institucion i ri. Dikush mund të thotë se është më pak i rëndësishëm. Por unë do të thosha është më pak i pushtetshëm por ka një pushtet që të udhëheq sistemin në Drejtësi. “Rrufetë e Zeusit” për të ndëshkuar. Ato rrufetë thjeshtë nuk janë më të  mundura. Por nuk e  dobëson rolin e Kryeprokurorit. Ata kanë qenë guvernator të politikës. Ndërsa sot janë përfaqësues të Prokurorëve. Kërkon modelim dhe aftësi për konsensus. Ndërveprim të vazhdueshëm dhe këto cilësi janë të rralla. Çela është njeriu më i ditur mbi rolin e ri për institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Një shoqëri nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk vë në zbatim suksesin penal. Profesionalizëm integritet i Prokurorëve. Shqipëria në këtë kritere po ecën përpara me vettingun. Krijimi i mbështetjes administrative dhe buxhetore. Sistemi i Prokurorisë mbetet i nënvlerësuar. Nuk ka para për të mbështetur sistemin. Shpresoj që Çela të buxhetojë në mënyrë guximtare dhe krijuese. Sistemi në Prokurori nuk jep rezultate po nuk pati financim. I uroj Çelës një mandat interesant.” është shprehur më pas Ibrahimi.

Top Channel