Albinët në rrezik! Sulmuesit besojnë se trupi i tyre përmban fuqi të veçanta, ia shesin organet për mijëra dollarë

03/03/2020 07:14

Një person me albinizëm në Afrikë, është i detyruar të mbajë gjithmonë me vete makineri të vogla alarmi, për t’u mbrojtur nga sulmuesit dhe rrëmbyesit. Personat me albilizëm në disa vende afrikane jetojnë nën prezencën e frikës se mund të rrëmbehen ose me keq akoma, të vriten, për shkak të besimit të përhapur se pjesët e trupit të tyre përmbajnë fuqi të veçanta.

Për shkak të besytnisë që rrethon njerëzit me albinizëm, pjesët e trupit të tyre mund të shiten për mijëra dollarë. Për të ndihmuar në adresimin e shqetësimeve, Shërbimi Policor në Malawi filloi të shpërndajë alarme personale të sigurisë. Catherine Amidu, një 17-vjeçare vjeçare me albinizëm, arriti t’i mbijetonte një sulmi mizor në vitin 2017, kur sulmues të panjohur tentuan ta mbytnin shumë pranë shtëpisë së saj në Malawi, por tentativa e tyre u frenua, pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.

Tashmë adoleshentja, shikon makinerinë e alarmit si mënyrën më të mirë për të paralajmëruar të tjerët në rast të një sulmi tjetër të mundshëm. Referuar një sondazhi të Zyrës Kombëtare të Statistikave në Afrikën e Jugut, vendi numëron më shumë se 134,000 mijë persona me albinizëm, të cilët përfaqësojnë 0.8% të popullsisë së përgjithshme.

Ndërkaq, që nga viti 2014 e deri më tani, të paktën 26 persona me albinizëm janë vrarë ndërsa 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur në rajonin e Malawi, shkruajnë mediat e huaja. Së fundmi, më datë 24 shkurt, zyra e Kombeve të Bashkuara në Malawi dënoi ashpër një sulm ndaj një të moshuare 92 vjeçare me albinizëm, e cila u sulmua nga njerëz të paidentifikuar dhe si pasojë humbi dy gishtërinj.

Sakaq, me kërkesë dhe të Shoqatës së Personave me Albinizëm, Presidenti Peter Mutharika, vitin e kaluar caktoi një komision hetimi për të hetuar rrëmbimet dhe vrasjet. Rezultatet e këtij komisioni nuk janë publikuar ende, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel