Këtë të hënë në sallën e konferencave të Air Albania klubi i Kukësit prezantoi në prani të presidentit dhe drejtorit sportive trajnerin e ri Orges Shehi.
Ashtu siç bëri me dije Safet Gjici një ditë më parë për Top Channel Shehit i kërkohet titulli megjithatë trajneri u shfaq I qetë në konferencë duke treguar me bindje se beson tek titulli kampion.
‘’Arsyeja pse zgjodha Kukësin është për shkak të forcës që kanë si klub, I kanë dhënë tonin futbollit shqiptar vitet e fundit. Nuk ndjej presion sa I përket titullit sepse jam i sigurt që Kukësi do fitoje titullin në fund’’, thotë ai.
Në vijim Shehi u ndal tek problemet e verilindorëve, ku do të përqëndrohet më tepër puna e tij dhe për çfarë ka nevojë skuadra.
‘’Fizikisht Kukësi ka ekip të fortë dhe mesoj se rezultatet e tre ndeshjeve të fundit kanë ardhur si pasojë e një ngërçi psikologjik të cilin do përpiqemi ta zgjidhim në ditët në vijim’’, thotë ai.
Në fund nuk mungoi një koment për ish trajnerin e Kukësit Shpëtim Duro për të cilin Orges Shehi rezervoi fjalë pozitive.
‘’Me Duron kemi pasur gjithmonë afrimitet. I kërkoja mendimin për skuadrat e mia dikur imagjinoni tani me Kukësin, skuadër që ai e njeh në mënyrë perfekte’’, shprehet ai.
Top Channel