Viktima e dytë është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga virusi vdekjeprurës Covid-19.

Zyrtarët e shëndetit në Uashington thanë këtë të dielë se një i moshuar ka ndërruar jetë pasi kishte kontraktuar koronavirusin, ndërsa guvernatori i Nju Jorkut konfirmoi rastin e parë pozitiv.

Departamenti i shëndetit publik në Seattle dhe King County konfirmoi të dielën se një burrë në të 70-at e tij, i prekur nga koronavirus kishte ndërruar jetë, e ndërsa një ditë më parë, departamenti raportoi vdekjen e parë të një pacienti nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, një burrë në të 50-at e tij që jetonte në Kirkland.

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo konfirmoi në Twitter rastin e parë të koronavirusit, një grua në të 30-at, e cila u prek nga ky virus gjatë një udhëtimi të fundit në Iran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA