
28/02 15:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme për taksën, ka thënë se qëndrimi i tij i shpalosur ditë më parë e ka vendosur Kosovën në ofensivë dhe është i duhuri për të ecur përpara.
Sipas tij, me parimin e reciprocitetit kanë garuar në zgjedhjet e 6 tetorit dhe se tashmë ai duhet edhe aplikuar. Krahas kësaj ai tha se me këtë parim, i cili derivon nga barazia, do të zgjidhte kërkesat e Kosovës.
“Qëndrimi im është i duhur për të ecur përpara. Jo, ose tash ose hiq. Qasja jonë na ka vendosur në ofensivë”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit tha se vendosjen e reciprocitetit e kanë obligim edhe nga rezoluta e Kuvendit të vitit 2011.
Top Channel