Britani, opozita: Lajmi i fejesës së Boris Johnson komplot për largim të vëmendjes nga skandali

02/03/2020 16:08

Rivalët politikë të kryeministrit britanik Boris Johnson janë bashkuar së fundmi për të etiketuar njoftimin e shtatzanisë së partneres së tij si një komplot cinik hutimi prej problemeve të qeverisë.

Deputetët laburistë sugjeruan se koha e lajmit është menduar mirë për të shuar debatin për ministrinë e brendshme dhe akuzat e ngritura nga deputetja laburiste Priti Patel.

Johnson është kritikaur gjithashtu për reagimin e tij ndaj epidemisë së koronavirusit dhe është quajtur ‘kryeministër part-time’.

Një ditë më parë ministri i brendshëm Sir Philip Rutnam u dorëhoq pas konfliktit me Ms Patel.

Ish-kreu i propagandës së Tony Blair, Alastair Campbell ndihmoi në nxitjen e zhurmës në Twitter.
Ai tha: ‘Më falni por Boris Johnson që lë një tjetër grua shtatzënë nuk është lajm, i shkreti ai, shumë prekëse’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA