Në një ndeshje dramatike, të gjatë dhe të bukur me shpirt të fortë gare, e fituar në setin final, Partizani mundi Erzenin duke fituar Kupën e Republikës në volejboll për meshkuj.

Seti i parë

Erzeni e  nis vrullshëm për te marrë në kontroll lojën por Partizani shumë shpejt rivalizon duke barazuar me pikë 4-4. Kur Erzeni udhëhiqte setin e parë 9-6 trajneri Partizanit Ylli Tomorri detyrohet të marrë pushimin e parë. Saktësia e Amend Kullës në sulm i japin Erzit disa pikë rresht.

Ndërsa pika më e fortë e Partizanit mbetet sulmuesi serb Arten Dygtyarenko. Megjithëse Erzeni gabon në disa shërbime ruan avantazhin 17:14 por trajneri Arben Sako nuk toleron gabimet dhe kërkon pushim. Libero Partizanit Bërdufi nuk është në ditën e tij më të mirë çka ka detyruar trajnerin Tomorri ta zëvendësoj herë pas here me Zhenklaud Muca. Blerja e fundit e Erzenit, venezueliani J.Cru Pena Barreto bëhet vendimtar në shënimin e pikëve te fundit të setit të parë duke shënuar e pikën e 25 për shijaksit. Një set i parë që nuk u udhëhoq dot asnjëherë nga të kuqtë e Partizanit.  Erzeni 25-21 Partizani.

Seti i dytë

Partizani e  nis shpejt setin e dytë duke marrë dy pikët e para e tentuar kësisoj të marrë në dorë frenat e lojës. Sikurse edhe setin e parë Erzeni fal pikë duke humbur shërbime e i dhuruar Partizanit udhëheqjen e setit 8-5 e detyruar trajnerin Sako të kërkojë pushim.

Situata e konplikuar e Erzenit bën që në fushë të futet pasuesi shkodran Gledis Lloshi duke zëvendësuar Eldon Xhijan. Partizani futen në lojën e tij duke mos toleruar dhe udhëhequr setin në 11:8. Dominanca e Partizanit në këtë set ka vijuar duke udhëhequr 14:9. Disa shërbime të njëpasnjëshme të Aldo Dashit dhe keq organizim i Erzenit në kapjen e topit të parë kthehen në pikë për Partizanin. Epërsia e Partizanit bën që trajneri Erzenit të fus në lojë malazezin Vuk Medenica për të korrigjuar e organizuar skuadrën. Medenica kthehet në “armën”  sekrete për Erzenin duke shënuar dhe ngushtuar kryesimin e setit nga Partizani në 17:12 për skuadrën e Ylli Tomorrit.

Megjithëse në vështirësi Erzeni shënojnë me anë të J.Cru Pena Barreto që kthehet në pikën më të fortë të shijakësve, por Partizani  ruan dominimin e setit duke e fituar atë 25:18.

Seti i tretë

Erzeni e  nis mbarë. Asmend Kula nuk fal duke shmangur bllokun e Partizanit e shënuar pikët e para. Të kuqtë ngulmojnë të kontrollojnë lojën e barazuar pikët 5:5.

Erzeni nis të gabojë përsëri duke shkaktuar nervozizëm te trajneri Sako dhe ndihmësi Muka. Zgjohet blloku i përgjumur i Partizanit duke i marrë pikë Erzenit. Loncar Nikola i Partizanit kthyen disa shërbime me klas e vënë më vështirësi për topin e parë shijakësit.

Kur Patizani udhëhiqte me dy pikë 10:8 trajneri Sako kërkon pushim duke ngulmuar për qetësi dhe përqëndrim tek skuadra. Medenica për Erzenin kthehet në motorin lëvizës të ekipit duke barazuar pikët 10:10. Norget Baruti kontribuon në avantazhin e Erzenit në këtë set të tretë ku loja është e barabartë nga të dyja ekipet që ndjekin me pikë pas pike njëra tjetrën e duke mos lejuar shkëputje. Por dy gabime radhazi nga Partizani kthehen në pikë për Erzenin i mbështetur në këtë duel nga më shumë se 200 tifozë ardhur nga Shijaku.

Erzeni përfiton nga situata e merr kryesimin e setit 16:13. Lojtari Partizanit  numri 14 Loncar gabon disa herë paçka se është pika qendrore e sulmit për të tijët. Një tjetër gabim në bllok nga numri 9 Kreshnik Malaj i dhuron një pikë të rëndësishme Erzenit për ta vijuar epërsinë në këtë set. Numri 11 Stanislav Azarov mundohet të bëjë shpëtimtarin dhe të zgjidh ngërçin e Partizanit por nuk gjej reagimin e skuadrës duke lejuar Erzenin të kalojë në 23:19 me pikë shumë afër fitores se setit. Asmend Kulës nuk i ndalet fati i keq në humbjen e shërbimeve e ia bërë më të vështirë skuadrës mbylljen e setit në favorin e tyre. Kur dukej se seti ishte Erzenit surprizon Partizani duke barazuar 24:24. Seti mbushet me emocion kur pikët barazohen 25:25. Është Medenica që shënon pikën e 26 por Dibra humb shërbimin për Erzenin. Do të duhej pika e Vuk Medenicës për të vulosur pikën e fitores për Erzenin 28:26.

Seti i katërt

Nis me rivalitet për të vijuar atje ku skuadrat mbyllën me dramaticitet setin e tretë. Partizani hedh në lojë numrin 6 Antonio Sheldia që shënon pikë pasuar nga një tjetër pikë e numrit 14 Loncar e udhëhequr kështu setin 6:4. Por Erzeni organizohet shpejt rikuperon pikë dhe udhëheq me 1 pikë diferencë.

Situata në këtë set ku Erzeni nis agresivitetin në tapat alarmon trainerin Ylli Tomorro që tërheq të tijtë në pushim i pari për këtë set. Kula i Erzenit merr një tjetër pikë por menjëherë me një diagonale Partizani shënon duke ia kthyer reston. Kula bëhet protagonist gjen hapësirë dhe një tjetër pikë për Erzenin. Ekperienca dhe saktësia e Medenicës kthehet ne vendimtare për ekipin e Erzenit.

Një sulm i fuqishëm  nga Kula barazon pikët në set 11:11. Blloku dysh Kula me Barutin kthehet në pikë nga pamundësia e Partizanit për ta penguar topin. Të dyja skuadrat tregohen luftarake duke sjellë barazimin e radhës 13:13. Partizani tregon kujdes dhe për herë të parë në këtë set merr kryesimin 15:13. Reagon shpejt Erzeni me J.Cru Pena Barreto. Tre pikë në avantazh dhe Partizani jep shkëndijën e parë të epërsisë duke udhëhequr me pikë 18:15. Është përsëri Medenica që çorienton Partizanin dhe merr një pikë te vlefshme por gabimi i të tijve në vijën e dytë i japim pikë Partizanit. Erzeni vihet në vështirësi. Partizani vijon dominimin e setit 21:17 duke ia bërë malore fitimin e tij për Erzenin që ka humbur freskinë në lojë. Një shërbim i Xhijajt i kthyer në pikë kthehet në shpresë për Erzenin duke ngushtuar me 2 pikë avantazhin e Partizanit: Medenica nuk fal shënon një pikë me shumë vlera ndërsa Kula barazon pikët në 21:21. Blloku Kula Baruti marrin një pikë të artë duke sjell një tjetër barazim 23:23. Pika e 24 i dhurohet Erzenit falë një gabimi fatal të partizanit atëherë kur s’duhej të gabonte. Ka dramë dhe emocion Partizani ia merr nga duart fitoren e setit Erzenit duke e fituar atë 26:24 e barazuar me sete 2:2.

Seti Final

Nis me një shërbim të mirë nga Xhija i Erzenit por sulmi Partizanit e kthen në pikë. Vjen barazimi i parë në pikë 2:2 pasuar nga një tjetër 4:4.

Dy gabime atëherë kur si duheshin nga Erzeni i japin dy pikë dhuratë kundërshtarit. Por Medenica ngulmon dhe vendos balancën e pikëve 6:6. Nuk mjafton loja Medenicës. Erzeni gabon në mbrojtje dhe Partizani merr kryesimin e setit final 8:6. Traineri Sako nuk mund të bëj dot më shumë duke marrë një pushim më shumë se taktik për ulur vrullin e skuadrës së kuqe.

Arten Dygtyarenko nuk fal duke shënuar një pikë të artë e çuar Partizanin në kuotën e 10 pikëve me katër pikë avantazh ndaj Erzenit. Vijon Medenica të jetë lokomotiva e Erzenit duke ngushtuar udhëheqjen e Partizanit. Një bllok tek i Loncar i merr pikë Erzenit që i kundërpërgjigjet me sulm duke shënuar por kryson Partizani 13:11. Dhe fitorja e setit për Partizanin mban firmën e numrit 11 Stanislav Azorov duke e shpallur skuadrën e tij kampione të Kupës së Shqipërisë. Në këtë finale të kupës së Republikës në Volejboll për meshkuj ekipet luajtën me këta lojtarë:

—-Erzeni—-

Gledis Lloshi

Luis Agushi

J.Cru Pena Barreto

Fabio Hoxha

Asmend Kula

Marjan Gjoklaj

Ani Vora

Eldon Xhija

Anis Çullhai

Norget Baruti

Entitleno Nazifi

Vuk Medenica

Jurgen Dashi {libero}

Trainer:Arben Sako

Zv Trainer: Rezart Muka

—-Partizani—-

Keivin Gega

Klaudio Qeraxhija

Antonio Sheldija

Juli Çela

Arten Dygtyarenko

Kreshnik Malaj

Stanislav Azorov

Klodjan Kasa

Aldo Dashi

Nikola Loncar

Blerim Pepaj

Kristi Bërdufi

Trainer: Ylli Tomorri

Zv Trainer:Elton Tukseferi

—-E gjykuan takimin—-

Kryesor: Konalsi Gjoka

Ndihmës: Igli Feshti

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA