Si të mos mjaftonin rezultate plot oshilacione që kanë vënë në diskutim edhe objektivat sezonalë, skuadra e Romës në futbollin italian ka raportuar një humbje të konsiderueshme të fitimeve në bilancin e fundit.

Ekipi verdhekuq zyrtarizoi një faturë që kalon vijën e kuqeme 87 milionë Euro, e që praktikisht rikonfirmon se pa pjesëmarrjen në Ligën e

kampioneve, as financat nuk janë të shëndetshme.
Në semestrin e fundit të llogarive ekonomike të klubit kryeqytetas, vihet re pjesëmarrja në Europa Lig që ka gjeneruar fitime të ulëta në krahasim me turneun elitar kontinental. Si rrjedhojë edhe shitja e biletave, ashtu edhe sponsorizimet kanë rënë duke sjellë faturën negative.

Nuk ka asgjë të re ndërkohë për kalimin e pronësisë së skuadrës së Romës nga Xhejms Palota te grupi Fridkin. Kontakte mes palëve u intensifikuan në muajin janar, por firma paraprake mungoi dhe gjithcka tani ka mbetur e ngrirë, një situatë që po dëmton edhe klubin.

Top Channel