Kryeministri britanik dhe partnerja e tij, në pritje të një fëmije

01/03/2020 16:45

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie Symonds, po presin një fëmijë.

Njoftimin e bëri vetë çifti të shtunën duke thënë edhe se do të martohen më vonë gjatë vitit. Ata u bënë çifti i parë i pamartuar zyrtarisht që jetojnë së bashku në Downing Street, kur Johnson u bë kryeministër korrikun e shkuar. Vetë Johnson është 24 vite më i madh se Symonds. Ai ka qenë i martuar dy herë të tjera më parë.

Në 2018-n u nda nga bashkëshortja e tij e dytë, Marina Wheeler, me të cilën ka edhe katër fëmijë. Ai ka edhe një tjetër fëmijë nga një aferë jashtëmartesore me një piktore dhe raporte të pakonfirmuara sugjerojnë se ai mund të ketë patur me të edhe një tjetër fëmijë. I pyetur nga radio LBC gjatë fushatës elektorale, dhjetorin e shkuar, për të konfirmuar se sa fëmijë kishte, Johnson refuzoi të përgjigjej.

Njoftimi më i fundit ndërkohë erdhi në mesin e spekulimeve se përse Johnson ka munguar në sytë e publikut javët e fundit, pavarësisht përmbytjeve që kanë prekur pjesë të mëdha të vendit duke shkaktuar dëme të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA