Da Costa fiton garën/ Formula E, “Show” në Marrakesh

01/03/2020 13:57

E konceptuar para 9 vjetësh por me rritjen e popullaritetit vetëm në kohët e fundit, Formula E është kthyer në një ndalesë emocionuese për të apasionuarit pas garave me makina, e nuk mund të mungonte dhe fundjava në Marrakesh.

Gara e zhvilluar në Marok u fitua mes spektaklit nga Antonio Feliks Da Kosta, që u bë piloti i pestë, që fiton në po kaq gara sezonale.
Pasi mori Pole Position në ndalesën afrikane, portugezi Da Kosta arriti t’i rezistojë presionit pas krahëve të Gynter, duke prerë finishin i pari.

Një rol të madh kishte dhe skuadra franko kineze që përgatiti makinën elektrike po kaq mirë sa edhe drejtuesi duke marrë podiumin e tretë radhazi në këtë kampionat.

Gynter provoi gjithçka për të dalë i pari madje arriti në gjysmën e garës ta kalonte por më pas u dorëzua duke renditur BMVV e tij pas krahëve të fituesit, ndërsa Vernje kompletoi podiumin.

Da Kosta tani kryeson renditjen me 11 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Top Channel