Zyrtare/ Kukësi shkarkon Shpëtim Duron: Shkak u bënë…

29/02/2020 20:37

Skuadra e Kukësit ka shkarkuar trajnerin Shpëtim Duro. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë skuadra e klubit verilindor me anë të një reagimi zyrtar në rrjetet social.

Shkarkimi i Duros erdhi vetëm pak çaste pas takimit kundër Teutës në “Niko Dovana” që u mbyll me shifrat 2-2.

Sipas vetë njoftimit zyrtar të Kukësit shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e fazës së tretë, që e kanë zbritur Kukësin në vendin e dytë 4 pikë larg Tiranës kryesuese.

Njoftim i klubit:

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

Top Channel