Ndjekje si nëpër filma, policia italiane arreston tre shqiptarët që shisnin kokainë

29/02/2020 22:25

ASCOLI PICENO – Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se janë kapur me kokainë.

Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi të bërë nga policia. Fillimisht në pranga ka rënë një 27-vjeçar i cili në San Benedetto del Tronto i cili është kapur në flagrancë teksa lëvizte me një skuter dhe në një moment kaloi tek dy persona që lëviznin me një makinë Seat, një çantë shpine.

Sapo kanë parë këtë veprim policia ka mbërthyer 27-vjeçarin, ndërsa në ndjekje të dy personave të tjerë janë vënë forca të shumta polici të cilët më pas bënë të mundur

Pas kontrolleve shqiptarëve u është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine dhe kanabisi si dhe 30 mijë euro të cilat dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal që kryenin këta persona.

Top Channel