Në mikrofonin e Supersport presidenti i Tiranës Refik Halili u shfaq shumë i lumtur për fitoren e thellë që arriti Tirana e tij në derbin ndaj Partizanit duke e analizuar kështu sfidën.
Fitorja ndaj Partizanit – Është shumë e rëndësishme që fituam kundër një rivali për vetë faktin që luajmë me rivalët, që pretendojnë titullin kampion. Jam shumë i gëzuar.
Tirana synon titullin – Titulli është shumë larg, ka dhe shumë ndeshje. Njëherë gabon dhe ikën poshtë. Falenderoj futbollistët, stafin dhe tifozët që sakrifikuan për të ndjekur skuadrën e tyre.
Derbi i fituar me 5 gola– Fola me lojtarët para ndeshjes. U thashë: ‘mundohuni që të mos vuajmë të fitojmë në fund. Ta nisim ndeshjen me vrull’. Nuk e prisja të shënonim 5 gola.
Tifozët – Pa tifozë nuk ka futboll, janë oksigjeni i skuadrës, çfarëdo që të thonë kanë të drejtë”, u shpreh presidenti i Tiranës Refik Halili.
Top Channel