Inagurohet Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër, Rama: Aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200 mijë banorë
10/01 14:08
Atletika shqiptare bën një tjetër paraqitje të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, këtë radhë në Meetingun e Sallave të Mbyllura të zhvilluar në Beograd të Serbisë.
Ishin Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj ata që i dhanë medalje Shqipërisë në këtë eveniment në disiplinat respektive; kërcim së gjati dhe 400 m duke fituar pikë për në Lojërat Olimpike të Tokios.
Në garën e kërcimit së gjati, Smajlaj arriti të fitojë medaljen e artë teksa kërceu 7.94 m një rezultat ky që ishte më i mirë se ai i arritur në kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Turqi. Ndërsa Franko Burraj triumfoi në garën e 400 m për meshkuj disiplinë të cilën e ai e fitoi me kohën 47.20 sekonda.
Top Channel