Kina njofton daljen nga spitali të 32,495 pacientëve të shëruar nga koronavirusi i ri

27/02/2020 15:25

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se deri mëngjesin e të enjtes 32,495 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë liruar nga spitalet pas rekuperimit të plotë.

Vetëm të mërkurën 2,750 dolën nga spitali pas rekuperimit të plotë, tha Komisioi KOmbëtar i Shëndetit në raportin e përditshëm.

Deri mëngjesin e të enjtes një total prej 78,497 raste të konfirmuara infektimi janë raportuar në 31 provincat e Kinës kontinentale, dhe 2,744 kanë vdekur nga sëmundja.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel