Një nga çiftet më simpatikë të “Big Brother Love Edition”, Katerina dhe Lupçe, ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku treguan përditshmërinë e tyre larg vëmendjes mediatike.

Të njohur që në fëmijëri, çifti bashkëjeton në shtëpinë e Lupçes, në fshatin Pustec të Korçës.

Lupçe tregoi se bashkëjetesa po shkon mirë, edhe pse për fat të keq është vështirë për punë, ndaj detyrohet të kërkojë ndihmë financiare nga prindërit.

“Gjatë gjithë ditës unë dal, vetëm shëtis, jam gjithnjë në makinë, vetëm bredh me shokë lart e poshtë”, tha ai. E kur Bieta e pyeti se si ia del me shpenzimet, ai pranoi se nuk punon, por jeton me paratë e të atit.

Top Channel