Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ishte i ftuar Astrit Patozi, kryetari i partisë Bindja Demokratike.

Patozi foli për 2 marsin dhe skenarin e Ilir Metës.

Astrit Patozi: Ilir Meta ndihet ngushtë për dy arsye, e para se nuk e ka të qartë fatin e tij politik duke përfshirë këtu edhe halucinacionet që mund të ketë për shkak të reformës në drejtësi, por mbi të gjitha ndjen që pushteti i Edi Ramës, një rival i tij brenda së majtës po bëhet përherë e më i madh. Ai ndihet i kërcënuar dhe kaq është e gjithë historia.

Patozi ndër të tjera tha se Meta do patjetër sherr dhe se për këtë do që ta ndjek populli.

“Ai miting bëhet për arsye personale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA