Pas Oskarit dhe provës si aktore me “A star is Born”, Lady Gaga është e gatshme të rikthehet me një album të ri, dhe të premten, do të ofrojë një shijim të parë të tij me këngën, “Stupid Love”.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale vetë ylli i popit, duke publikuar një foto të një reklame të singëllit.
Disku i fundit “Joanne”, i takon 2016-s, dhe në këto katër vite Lady Gaga ka ndryshuar sërish lëkurë, si në nivel profesional, ashtu edhe në atë privat. Në 2019, u kandidua në fakt edhe në ceremoninë e oskarëve si aktorja më e mirë për filmin “A star is Born”, përkrah Bradley Cooper-it dhe fitoi statujën e çmuar për këngën më të mirë origjinale, për “Shallow”.
Dhe nëse karriera e saj në vitet e fundit ka njohur rritje, duke u zgjeruar edhe me kinemanë, jeta e saj private ka patur ulje dhe ngritje. Pas lamtumirës së Kristian Karinos, vetëm pak para dasmës, u fol për një flirt me Bradley Cooper-in, për çka të dy ata dhanë sinjale gjatë natës së Oskarëve. Por tani, Lady Gaga, duket se ka rigjetur qetësinë në krah të sipërmarrësit Majkëll Polanski-t.
Top Channel