Greva në Ballsh/ Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve, një prej tyre dërgohen me urgjencë në spital

25/02/2020 12:06

Teksa ditën e sotme kanë hyrë në ditën e 9-të të grevës së urisë, një prej naftëtarëve të Ballshit ka shfaqur problem shëndetësore dhe është detyruar të shkojë me urgjencë në spitalin e Ballshit.

Top Channel mëson se grevisti i sëmurë quhet Pirro Hoxhara  dhe për shkak të problemeve shëndetësore ai ka lënë grevën dhe është dërguar në spital. Hoxhara ka shfaqur problem të theksuar me tensionin, pasi prej 9 ditësh është në grevë urie së bashku me punëtorët e tjerë të rafinerisë së naftës në Ballsh pasi nuk kanë marrë rrogat.

Gjithsej janë 760 punonjës të rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh të cilët prej 5 muajsh nuk marrin rrogat. Prej disa ditësh ata kanë nisur protestat dhe grevën duke kërkuar që t’u paguhen detyrimet e prapambetura. Ata kërkojnë gjithashtu që nga ana e kompanisë të zbatohet ligji për dokumentacionin e naftëtarëve që plotësojnë kushtet për pension të parakohshëm.

Ndërkohë ditën e sotme ata kanë tentuar që të hyjnë për të bllokuar edhe uzinën e Ballshit por më pas bisedimeve me negociatorët kanë lënë afat 24-orë për pagesën e të paktën 4 muajve të fundit.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA