Një grup prej tre babunësh janë arratisur nga një qenër kërkimore shkencore në Sydney të Australisë, pas dështiit të kyçit në derën e kafazit të kafshëve gjatë transportit të tyre.

Një babun mashkull që po shkonte për sterilizim arriti t’i shpëtojë mjetit të transportit, në atë që disa media quajtën një tentativë e dëshpëruar për të ruajtur burrërinë e tij.

Dëshmitarë nga skena tregonin se kalimtarët ishin të shokuar teksa babunët arratiseshin. Por për fat të mirë ata gjetën qetësi në një cep të parkingut para se të shkaktonin dëme për veten apo të tjerë.

Autoritetet e kopshtit zoologjik vendor arritën t’i vinin në gjumë dhe t’i merrnin majmunët duke i rikthyer në institut, ku raportohen se po përdoren për studime mi dietën, diabetin, sëmundje e veshkave, ushtrimet fizike dhe shokun elektrik.


Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA