25/11 13:24
Audicionet e emisionit më të ri që do të nisë së shpejti në Top Channel “Take Me Out Albania” u zhvendosën këtë fundjavë në Prishtinë.
Pas suksesit në Tiranë, edhe në Kosovës pati shumë prurje. Autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca, i bëri thirrje të gjithë të interesuarve të vazhdojnë të aplikojnë duke premtuar një emision plot supriza.
Anëtarët e Jurisë së “Take Me Out Albania” shprehen entuziastë për interesin e shfaqur në Prishtinë , ndërsa flasin për prurje interesante.
Audicionet fillestare të “Take Me Out Albania” vazhdojnë çdo ditë në piramidë në orën 17:00, ose mund të aplikoni në faqen zyrtare online të Top Channel ww.top-channel.tv.
Top Channel