Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët 19/12 22:39
Tyson Fury i ka dhënë fund mbretërimit pesëvjeçar në boks të Deontay Wilder-it si kampion i botës në peshë të rëndë në WBC, duke e mposhtur në shtatë raunde emocionuese në Las Vegas.
Britaniku, 31 vjeç, arriti të mposhtë rivalin e tij në një mënyrë që pak kush mund ta imagjinonte pas barazimit të tyre në vitin 2018, duke e vendosur hedhur në tapet në raundin e tretë dhe të pestë, ndërsa vazhdimisht e godiste me një furi që kurrë nuk ishte parë më parë nga Fury.
Fury dha gjithçka që kishte premtuar, duke mos u ndalur tek stili i tij ‘hit-and-move’.
“Kjo ishte më shumë se një fitore e titullit botëror”- tha Fury pas fitores.
Top Channel