Jeta shpeshherë na vendos përballë vështirësive dhe sfidave nga më të ndryshmet një ndër to mund të jetë dhe humbja e njerëzve tanë më të dashur.

E tillë ishte dhe historia e Xhersilës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Para katër muajve, Xhersila kishte humbur në një aksident automobilistik babain e saj. Në momentin kur kishte ndodhur aksidenti në makinë kishte qenë edhe e ëma e Xhersilës, Reti e cila fatmirësisht kishte shpëtuar.

Në studio Xhersila rrëfeu se dhimbja dhe vuajtja që mamaja e saj po kalonte ishte tepër e madhe. Sipas saj nëna akoma nuk e ka marrë veten dhe se pas aksidentit nuk është më e njëjta. Për këtë arsye ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi për t’i treguar nënës së saj, Ritës që nuk është e vetme përballë kësaj dhimbjeje. “Unë e di që ti e ke shumë të vështirë, e di që ti vuan shumë përbrenda, por ne nuk duam të të shohim duke qarë, duam të të shohim të lumtur. Ti nuk je vetëm, ne do të jemi gjithmonë pranë teje!”,- tha Xhersila.

Por surpriza e vajzës për nënën e saj nuk kishte mbaruar, pasi moderatorja e programit, Arbana Osmani dha lajmin e shumëpritur se Xhersila ishte në pritje të ëmbël dhe se së shpejti Reti do të bëhëj gjyshe.

E ftuar surprizë për Retin ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun, Eli Fara e cila u shpreh: “Jam shumë e emocionuar që u bëra pjesë e kësaj surprize, por ju duhet të vazhdoni të ecni përpara sepse një ëngjell tjetër po vjen në tokë!”.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA