“Rasti i Bilbil Hasanit, që u vetëmbyt me çarçaf”/ ILD për Top Channel: Po verifikojmë veprimtarinë e gjykatave

21/02/2020 19:10

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani njoftoi nisjen e verifikimeve nëse kanë vepruar apo jo gjykatat konform ligjit në dosjen gjyqësore ndaj Bilibil Hasanit, i cili mbahej në paraburgim prej tre muajsh për akuzën e vjedhjes.

I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Metani tha se pas vetëvrasjes së Hasanit ILD, “Po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural” .

I paraburgosuri i dha fund jetës në qelinë e 313 duke u vetëmbytur me çarçaf, ndërsa u raportua se ai kishte vjedhur 12 mijë lekë dhe se për këtë ngjarje ai u arrestua në muajin dhjetor 2019.

REAGIM I INSPEKTORIT TE LARTE TE DREJTESISE PER NGJARJEN NE BURGUN 313

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit B.H. në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA