Platforma “shtëpia ime”/ Edhe 9 ditë për aplikimin e të prekurve nga tërmeti për programet e rindërtimit

21/02/2020 01:18

Kanë mbetur edhe 9 ditë në dispozicion të qytetarëve të prekur nga tërmeti për aplikimin në platformën online “Shtëpia ime”. Në bashkinë e Shijakut, një nga bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit deri më tani kanë aplikuar 2018 qytetarë për të përfituar nga programet e rindërtimit.

Anila Zajaku, psikologe pranë bashkisë Shijak dhe njëkohësisht e angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për aplikimet online shpjegon procedurën dhe dokumentacionin e kërkuar nga qytetarët për të kryer aplikimin.

I gjithë procesi zgjat 10-15 minuta dhe aplikuesit zgjedhin edhe një nga programet e rindërtimit që ofrohen, bazuar në akt konstatimet e dëmit të pësuar në banesë.

Në këtë bashki funksionojnë 29 sportele për aplikimin online, ndërsa nga kjo javë, grupe të bashkisë kanë dalën në terren për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë qytetarëve. Aplikimi në programet online të rindërtimit do të kryhet edhe nga familjet që jetojnë në banesa të cilat do të shemben. Në Shijak, janë të paktën 30 pallate dhe 500 shtëpi të cilat do të shemben pas ekspertizës së thelluar që bëri Instituti i Ndërtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA