“Një marrëzi e radhës”/ Tha se pret dorëheqjen e saj, ministrja Gjonaj i kundërpërgjigjet Metës

21/02/2020 15:15

Pas deklaratës për shtyp të presidentit Ilir Meta, ku ndër të tjera kreu i shtetit tha se pret prej saj, deri të hënën, dhënien e dorëheqjes si pasojë e shkeljes së ligjit, ka reaguar vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Përmes një postimi në Twitter, Gjonaj shkruan:

“Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër. E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!”, shkruan Gjonaj.

  “Ka shkelur ligjin”, Meta: Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj

Top Channel