Mblodhi 1.6 mln dollarë për tërmetin, ja shqiptari që e pret një e ardhme e ndritur në SHBA

21/02/2020 19:36

Marko Kepi, shqiptaro-amerikani që drejton shoqatën më të madhe të diasporës në SHBA, “Rrënjët Shqiptare”, ishte i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Gjatë bisedës ai tregoi se bashkë me gazetarin Marin Mema, arritën të mbledhin plot 1 milion dollarë brenda 24 orëve, ndërkohë që pjesa tjetër e shumës u arrit në orët pasardhëse.

Prej vitesh i shpërngulur familjarisht në SHBA, Marko ka shpallur kandidaturën për deputet në parlamentin e New York, teksa garon nën siglën e republikanëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA