Vushtrria ka pësuar humbje nga Drita në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica akuzoi ashpër gjyqtarët, për shkak të anulimit të golit të shënuar nga Drilon Fazli nga gjuajtja e lirë, gol që u anulua nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza.

“Paraqitja e ndeshjes së sotme për dallim nga dy ndeshjet e kaluara ishte si nata me ditën. Sot, futbollistët tanë i dhanë leksion futbolli skuadrës së Dritës. Edhe pse jemi në fund të tabelës gjyqtarët duhet të na gjykojnë drejt, sidomos kur kemi të bëjmë me gjyqtarë të FIFA-s. Ne nuk e meritojmë këtë, gjyqtarët duhet të jenë korrekt, nuk ka rëndësi se a janë futbollistë të Dritës, apo cilës skuadrës. Njersa jonë sot u hodh poshtë nga gjyqtarët e ndeshjes”, deklaroi Llapshtica për “Super Sport Kosova”.

Llapashtica gjithashtu foli edhe për ardhjet e fundit në “Ferki Aliu”.

“Ne kemi bërë një mrekulli. Nuk jemi shumë të komponuar dhe bëmë një paraqitje dinjitoze. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të dorëzohemi deri në atomin e fundit dhe ndeshjen e fundit”, përfundoi Fitim Llapshtica.

Vushtrria mbetet në pozitën e 11-të me 15 pikë të tubuara./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA