Trump dhe Zelensky pritet të takohen në Uashington, Ukraina raporton sulme të reja ndaj objektivave ushtarake ruse
Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 8 persona dhe plagosur 5 të tjerë.
Mësohet se sulmi i parë i bërë në një shisha bar ku mbetën të vdekur 3 persona ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa sulmi tjetër është shënuar në lagjen Keselshtadt ku u vranë edhe 5 persona të tjerë duke e çuar bilancin në 8 viktima.
Akoma nuk dihen motivet që çuan autorin në këtë sulm të rëndë, thuhet në një deklaratë të policisë.
Zyrtarët thonë se autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk është arrestuar. Forca të shumta policie dhe dy helikopterë janë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Hanau ndodhet 15 milje(25km) në lindje të Frankfurtit.
Ky sulm vjen vetëm 4 ditë pas një sulmi të ndodhur në Berlin ku mbeti i vrarë një person.
Top Channel