Barazimet e Kukësit dhe Tiranës dhe fitorja në Laç ndihmoi Partizanin jo pak në rritjen e besimit se janë ende në kohë për ti bërë gjërat si duhet në këtë kampionat.
Shanset janë rikthyer sërish dhe Lorenc Trashi nuk mund të fsheh diçka të tillë ku tregoi se mbledhja e shumë përfolur e klubit të kuq ndonjëherë ndihmon shumë në situate të tilla.
“Është e vërtetë, siç ndodh zakonisht në futboll na nevojitej pas atij moment negative një mbledhje me stafin futbollistët dhe drejtuesit që të vendosnim disa pika mbi ‘’i’’. Në të tilla raste këto mbledhje ndihmojnë për reagim’’.
Në vijim Trashi u ndal tek derbi. Tirana është kundërshtari i radhës pas Bylisit dhe ai pranon që ndeshja e kryeqytetit ndikon shumë për vijimin e kampionatit.
“Në fakt rezultatet e derbit ndikojnë shumë. Sigurisht që pas humbjes së fundit nuk reaguam mirë, besoj se dhe Tirana i vuan humbjet. Ata nuk fitonin prej 5 vitesh dhe padyshim ka qenë e vështirë për ta”.
Në fund një koment për “Air Albania”, stadiumin ku do të luhet sfida e radhës për Partizanin, ajo me Bylisin këtë të shtunë.
“Çdo skuadër do donte të luante në atë stadium. E vërtetë që nuk kemi pasur fat aty por uroj që me Bylisin stadium të mbushet me tifozë që të na ndihmojnë në arritjen e objektivat tonë’’.
Top Channel