Durrës- Një 21-vjeçare është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur me një saj prej 13.5 gr kokainë.

Sipas policisë së Durrësit ajo është kapur në kuadër të aksioneve të organizuara për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

E arrestuare është A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA