
25/02 10:51
Dy akullthyese bërhtamore ruse u takuan diku mes bardhësisë se Oqeanit Arktik, në pamjet e regjistruara nga agjencia bërhtamore Rosatom, ku anijet Taymyr e Vaygach thuajse preknin majat e tyre për të bërë këmbimet e radhës.
Takimi i akullthyeseve raportohet se është një procedurë rutinë për shkëmbimin e ngarkesave e të ekupazhit, para se ato të rinisin lundrimet më vete, pro kjo ishte hera e parë që u bë para kamerave.
Agjencia atomike ruse shton se Taymyr e Vaygach kanë dizajn të njëjtë, 152-metra të gjata që mund të lundrojnë mes akullit deri në 2 metra trashësi, në temperatura deri në -50 Celsius.
Top Channel