Trajneri italian Masimiliano Allegri do të rikthehet në futbollin elitar në muajin Shtator, më i karkikuar se kurrë dhe në pankinën e një skuadre të njohur.
Për teknikun që u largua nga Juventus, ofertat nuk kanë munguar nga të katër anët e kontinentit por ai preferoi të mos prishë balancat edhe pse në promovimin e librit të tij në Paris, nuk mund ti shmangej pyetjeve për ekipin vendas.
“Nuk ka asgjë mes meje dhe Paris Sën Zhermen për momentin. Nuk jam këtu që të flas për të ardhmen sepse nuk e di as vetë, por në shtator do të rikthehem në futboll, sepse po mësohem keq me pushimet”.
Allegri ndërkohë është gjahu i lehtë i gazetarëve për të komentuar futbollin e të tjerëve.
“Trajneri më i mirë për momentin është Jurgen Klop. Që kur iku nga Borusia e Dortmundit te Liverpul ka bërë hapa gjigantë. Është nga ata që e kuptojnë se cfarëe rivali kanë përballë dhe i bëjnë lojtarët e tyre të japin më të mirën”.
Tekniku italian nuk refuzoi as komentet për Ligën e kampioneve, një trofe i cili i shpëtoi në finish dy herë kur drejtonte Juventus, e që sipas tij, ndodhi sepse u përballën me ekipet më të fortë.
Top Channel