Guardiola konfirmon: Rri te City, do jemi në Champions

20/02/2020 17:41

Pep Guardiola konfirmon lajmet e publikuara në median britanike; do të qëndrojë në pankinën e Manchester City edhe pas dënimit të klubit anglez nga UEFA me përjashtim nga kompeticionet evropiane për 2 sezonet e ardhshme dhe këtë e bëri në një intervistë të dhënë pas përfundimit të ndeshjes me West Hamin që Citizens e fitoi me rezultatin 2-0.

“Po nuk më shkarkuan, jam i sigurt 100% se do të qëndroj këtu, nuk ka dyshime-tha Guardiola-ky është një klub special. Do të jem te kjo skuadër deri në fund të kontratës, dua që të qëndroj. Nuk shoh arsye se përse duhet të largohem. E dua këtë klub, sidomos në këtë situatë. në 3 muajt e ardhshëm do të mendojmë vetëm për sezonin, më pas do të shohim edhe vendimin, por nuk ka rëndësi se çfarë di të ndodhë. Do të qëndroj këtu”.

Guardiola në intervistën e tij u shpreh optimist në lidhje me apelimin e klubit ndaj vendimit të UEFA.

“Jemi optimistë për vendimin e UEFA-vijoi Guardiola-në fund e vërteta do të dale dhe sezonin e ardhshëm nëse do të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve do të jemi aty. Kur beson se je në të drejtën tënde duhet të luftosh deri në fund. Kam besim te klubi në 100% për atë çfarë ka bërë duke u nisur nga ajo çfarë më kanë shpjeguar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA