(FOTO) Ginley, qeni me flokët e adhurueshëm që po krahasohet me John Lennon-in

20/02/2020 09:39

Pronarja e një qeni ka zbuluar se miqtë që i vijnë për vizitë në shtëpinë, krahasojnë flokët e harlisura të qenit të saj me ato të yjeve rockstar si John Lennon apo Brian May.

Rebecca Munday, 21 vjeç nga Hardwicke i Britanisë dhe qeni i saj Finley, 3 vjeç, tërheqin vazhdimisht vëmendjen e njerëzve në rrugë, pasi flokët e Finley-t janë tepër të veçanta.

Në momentin që Rebecca pa që flokët e qenit po bëheshin përherë e më tërheqëse, ajo vendosi që të hapë një llogari në Instagram, me emrin “Springer Spaniel” dhe në një kohë të shkurtër arriti kuotën e 12,000 mijë ndjekësve në rrjet.

“Njerëzit gjithmonë i komplimentojnë flokët e tij dhe thonë se ai duket si një “super yll”, duke e krahasuar me John Lennon dhe Brian May. Finley e pëlqen vëmendjen dhe bujën e krijuar. E gjitha filloi kur ai ishte gjashtë muajsh, fillimisht dolën disa flokë të vogla, por ato filluan të rriteshin me shpejtësi çdo gjashtë javë, deri sa kanë arritur këtë rezultat të mahnitshëm. Por unë çdo ditë kujdesem që t’ia kreh që të duken sa më këndshëm”, u shpreh Rebecca.

Pronarja gjithashtu u shpreh se flokët e kafshës kanë tërhequr vëmendjen e shumë kompanive, të cilët shikojnë tek Finley, cilësitë e duhura për të promovuar produktet e tyre të biznesit.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA