Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel edhe në përfundim të emisionit. Debati edhe kësaj radhe u zhvillua mes analistit Frrok Çupi dhe këshilltarit ligjor të presidentit Bledar Dervishaj.
Debati i ashpër nisi kur Dervishaj po fliste duke thënë që presidenti do bëjë çdo gjë konform Kushtetutës.
E nisët që në fillim këtë emision me fyerje ndaj presidentit dhe ndaj meje personalisht, por kërkoj të them se presidenti me datë 2 mars do të bëjë çdo gjë që i jep mundësi Kushtetuta- tha Dervishaj.
Bobo, çfarë këshilltari. Vjen nga burgu dhe na flet neve për fyerje. Jeni spurdhjakër që e keni çmendur presidentin. Si ju lejon të futeni në zyrë- tha analisti Frrok Çupi.
Vazhdoni sërish me fyerje. Janë idjote argumentat tuaja- iu kundërpërgjigj Dervishaj.
Bjerini shkurt. Keni vjedhur si dreqi, vodhët në opozitë, vodhët në qeveri, vodhët në prsidencë dhe tani kërkoni të na çoni në luftë- vijoi Çupi.
Top Channel