Sot në studiot e Top Channel në Kashar u zhvillua faza e dytë e audicioneve të “Take Me Out Albania”.
Nga qindra aplikantë dhe prurjesh tepër interesante, u përzgjodhën konkurrentë që pritet t’a mbajnë audicencën mbërthyer para ekranit.
Programi “dating” i cili ka thyer rekorde shikueshmërie në 39 vende të botës, do të vijë së shpejti në Top Channel nën autorësinë dhe drejtimin e Luana Vjollcës.
Nëse nuk keni marrë pjesë në audicionet e “Take Me Out Albania”, jeni ende në kohë, pasi mund të aplikoni online në aplikime.top-channel.tv/takemeout/ ose mund të vini në ambientet e Top Channel në piramidë në orën 17:00, në çdo ditë të javës.
Ju kujtojmë se gjithashtu në 23 Shkurt do të zhvillohen audicionet në Prishtinë, pranë zyrave të Digitalb në Pallatin e Rinisë në orën 11:00.
Top Channel