15 milionë vetë do të festojnë këtë vit karnavalet në Sao Paolo, në shifër rekord kjo, teksa festat e rrugës në qytet më të madh rival të Rio de Zhanieros për organizimin e eventit gjigand, janë dyfishuar vitet e fundit, duke mbërritur në 700.

Është e vështirë t`i rezistohet një hareje të tillë. Këtu ka njerëz të bukur, energji të mirë, shije të mrekullueshme, lloj-lloj festash, gjen nga të gjitha. Nuk ka sesi të mos kënaqesh.

Siç tregojnë vendasit, festat që paraprijnë karnavalet, kanë pasur më parë një natyrë më të përmbledhur, dhe realizoheshin kryesisht në ambiente të mbyllura. Por tani ato kanë rimarrë formën origjinale, duke shpërthyer në rrugë, ku bëhet më e lehtë pjesëmarrja për të gjithë.

Të moshuarit mbase nuk i preferojnë shumë, por moshat më të reja i ke nëpër rrugë. Ata e shijojnë se tepërmi këtë shpërthim gëzimi, i cili është gjithashtu dhe një moment i mirë për tu socializuar.

Një situatë e tillë, po i bën mirë edhe tregtisë.

Prej dy vjetësh tashmë kemi një bum shitjesh; interesi për kostumet është shtuar, sepse edhe numri i grupeve pjesëmarrëse në karnavale është rritur.

Brazili njihet për festat madhështore të karnavaleve, megjithatë një sy i kujdesshëm arrin të vëreje pas gjithë shkëlqimit të tij se ritmi, pjesëmarrja dhe kostumet e kremtimit gjigand, variojnë shumë nga një rajon në tjetrin.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA