“Diell artificial” për stadiumin/ Zgjidhja për fushën e “Air Albania” që dëmtohen gjatë ndeshjeve

19/02/2020 15:38

Jo vetëm kombëtarja, por edhe klubet e Superligës janë të dashuruara tashmë me “Air Albanian Stadium”.

Por në këtë rast është një dashuri me kusht. Futbolli në stadiumin kombëtar të kryeqytetit është një tjetër vitrinë për futbollin tonë, përfitimet financiare janë më të mëdha dhe mbi të gjitha, suksesi më i madh i këtij stadiumi është rikthimi i tifozerisë gri, asaj jashtë grupimeve ultras të klubeve.

Megjithatë ende asgjë nuk ka përfunduar e shoqata kuqezi nuk e ka marrë në dorëzim totalisht. Thembra e Akilit të këtij impianti mbetet fusha e tij. Ka kushtuar rreth 50.000 euro dhe sigurisht që nuk është kualiteti maksimal, por i pranueshëm.

E mbjellë me nxitim dhe e testuar jashtë afateve biologjike, me 17 nëntorin e shkuar tapeti i barit të “Air Abania Stadium” është jashtë kushteve optimale. Streha e tribunës jugore të stadiumit mbulon nga rrezet e diellit gjysmën e fushës dhe jo rastësisht kjo gjysmë është më e dëmtuara. I kontaktuar nga Top Channel, eksperti grek Kosta Paulios, që është dhe përfaqësuesi i firmës ku shprehet optimist dhe deklaron se në muajt qershor-korrik kur rrezet e diellit janë me vertikal kjo fushë do të ketë më shumë se 50% e përmirësuar. Por deri në pritje të pranverës dhe për të mos u kushtëzuar nga këndi i rrezeve të diellit, shoqëria kuq e zi që menaxhon stadiumin ka gjetur një tjetër zgjidhje atë të blerjes së një rrjeti llampash ngrohëse që kushtojne rreth 200.000 euro për të mbajtur në temperaturë të duhur edhe këtë gjysmë problematikë të fushës së “Air Albania Stadium”.

Ndërkohë që pavarësisht problematikës ky impiant është më i kërkuari sot në vend e jo më kot. Brenda 24 orëve të fundjavës në superligë do të luhet ditën e premte Kukësi-Tirana dhe të shtunën Partizani-Bylis.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA