Gjuajtësit rivalë; India mund të zgjedhë rusin Su-35 në krahasim me homologun amerikan F-15EX

18/02/2020 16:15

Pas porosisë së forcave ajrore amerikane për modelin e modifikuar të gjuajtësit të saj të rëndë klasik F-15, kompania Boeing po tenton t’i tregtojë ato drejt Indisë, për çka duhet të konkurrojë ashpër me modelet e reja ruse F-35, edhe pse fillimisht gjatë Luftës së Ftohtë ato ishin të frymëzuara pikërisht nga F-15 e SHBA.

SHBA po shton radhët e F-15C për të kompensuar numrat e pamjaftueshëm të avionëve të gjeneratës së fundit F-22 Raptors apo dhe atyre më të lehtë F-18E e F-21.

Ndërsa për kontratat e huaja asaj i duhet të konkurrojë me tre kompani evropaine përveç atyre ruse me modelet MiG-35 dhe atij më të rëndë Su-35.

Su-35 dhe F-15X dallohen qartë si dy avionët më të rëndë në qarkullim dhe kanë pësuar modifikime të shumta që prej krijimit në kohën e Luftës së Ftohtë. Ata gjithmonë kanë konkurruar kokë më kokë dhe kanë dizajn të ngjashëm, aftësi për të vepruar në lartësi të mëdha.
Modeli amerikan ka avantazhin e një shpejtësie disi më të madhe deri në Mach 2.5 ndërsa Su-35 arrin deri në Mach 2.25. Por Su-35 ka disa avantazhe si fusha më e gjerë e radarëve dhe raketat hipersonike që mund të montohen në të.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA