23/11 22:09
Modelja e shumënjohur Gigi Hadid ka ripostuar fotografinë e përfaqësueses së Shqipërisë në Miss Universe 2018, Trejsi Sejdini.
Në fillim të shkurtit, ylli Hadid lancoi linjën e saj të veshjeve, që vjen si një bashkëpunim me Reebok-un. Njërin prej kostumeve të saj e veshi edhe Sejdini, e cila postoi një fotografi me të në Instagram, foto kjo që duket se tërhoqi vëmendjen, qarkulloi dhe shkoi në duart e vetë Gigi-t.
Kjo e fundit e rishpërndau foton në fjalë në Instagram Story-n e saj.
Top Channel