Dosja e Agim Kajmakut, ish kryebashkiakut të Vorës, i cili ende është në kërkim policor, kaloi për gjykim.

Vendimi u dha pasditen e se martës nga gjykata penale e Tiranës, pavarësisht kërkesës së avokatit të Kajmakut, Isuf Shehu, i cili kishte kërkuar pushim të çështjes.

Ndaj Kajmakut janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, pasi faktin që ai kishte qenë i dënuar në Greqi nuk e kishte raportuar. Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre, pasi ditën e fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë. Në të njëjtën ditë, në vend të tyre ai emëroi nënkryetar Gentian Picari. Akuza e tretë është ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

Dosja e Kajmakut, në gjykim do të kalojë me të tre akuzat, të pandryshuara. Vitin që shkoi, gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg në mungesë ndaj Agim Kajmakut, të cilin policia ende nuk e ka gjetur se ku fshihet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA