29/11 23:02
Stresi dhe Kejsi ka qenë një ndër çiftet më të përfolura në show bizin shqiptar kohët e fundit. Çifti vendosi që të ndahej në verë dhe që prej asaj kohe të dy kanë folur me fjalë shumë të mira për njëri-tjetrin.
Në ditën e Shën Valentinit bukuroshja postoi një video të vitit 2018 ku Stresi i kishte bërë surprizë, po ashtu edhe rreperi postoj një foto me ish të fejuarën në ditën e saj të lindjes.
Kaq duhet të hidheshin dyshimet për një ribashkim të tyre. Madje Kejsi së fundi ka postuar edhe një foto nga një dyqan me vello nusëri duke shkruar “ Mendoj se e gjeta të duhurin”.
Nëse këto aludime janë të vërteta ose jo do i vërtetojë koha.
Top Channel