Në Gjirokastër për 3 ditë me radhë spektatorët kanë mbështetur teatrin e poezisë që solli për herë të parë në skenë një përmbledhje të poezisë romantike, erotike, me subjekt nga atdheu dhe nga familja tërësisht prej autorëve shqiptarë.

Kudret Alikaj regjisori dhe interpreti kryesor i shfaqjes “Nuk do te bjerë shi përgjithmonë” tha se kjo qasje është tërësisht e re për teatrin por përtej hezitimeve ajo u prit mjaft mire nga publiku përfshi këtu edhe pjesët e përzgjedhura nga lirika erotike.

Gjatë pauzave mes poezive të Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë, Petrit Rukës, Fan Nolit por edhe të poetëve të rilindjes  atmosferën e plotësoi këngëtarja korçare Lazarela Deti.

Mbrëmjet patën surprizë një personazh të politikës lokale znj. Lindita Rova kryetare e këshillit të qarkut Gjirokastër e cila interpretoi një pjesë të materialit. Çdo muaj në shtëpinë Kadare teatri i poezisë do të ketë shfaqjen e radhës.  Është një iniciativë që gjatë tri netëve morri mbështetjen e disa dhjetëra qytetarëve. Mbrëmjet poetike pritet të mbahen gjatë gjithë verës jo vetëm për të edukuar e, frymëzuar me poezinë por edhe si pjesë e ofertës turistike të Gjirokastrës.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA