Dita e dytë e audicioneve përzgjedhëse të “Take Me Out Albania”, ashtu si dhe në ditën e parë, ka pasur shumë prurje interesante aplikantësh mes një numri të lartë pjesëmarrësish.
Juria prej tre anëtarësh e përzgjedhur nga autorja Luana Vjollca, e përbërë nga Belioza Çoku, Zhaklin Lekatari dhe Koloreto Cukali, ka selektuar konkurrentë të cilët priten të mbajnë mbërthyer audiencën në programin më të ri që do të nisë së shpejti në Top Channel.
Ndërkohë që të gjithë mezi presin nisjen e transmetimit të “Take Me Out Albania” për të zbuluar disa nga karakteret më të lezetshëm që kanë pikasur, audicione do të zhvillohen dhe në Prishtinë pranë zyrave të Digitalb në Pallatin e Rinisë, në 23 Shkurt, në orën 11:00.
Ju presim!
Top Channel