
24/02 19:13
Në këto momente po zhvillohen audicionet përzgjedhëse të “Take Me Out Albania”, që kanë nisur në orën 11:00 në “piramidë”.
Qindra aplikantë kanë ardhur për t’u bërë pjesë e programit “dating” që do të nisë së shpejti në Top Channel nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës.
Audicionet do të zhvillohen edhe nesër në 16 Shkurt në po të njëjtën orë (11:00) në piramidë.
Të gjithë ata që janë në kërkim të vajzës së ëndrrave apo princit të kaltër, por dhe famës e suksesit, mund të vijnë dhe në audicionet e Prishtinës, më 23 Shkurt pranë zyrave të “Digitalb” në Pallatin e Rinisë.
Top Channel