Një turist kinez ka vdekur në Francë pasi ishte infektuar me koronavirus, duke e bërë vdekjen e parë jashtë Azisë.

Viktima ishte një grua 80-vjeçare nga provinca Hubei e Kinës, sipas Ministrit Francez të Shëndetësisë, Agnès Buzyn.

Ajo mbërriti në Francë më 16 janar dhe u vendos në karantinë në spitalin e Parisit më 25 janar, tha ajo.

Vetëm tre vdekje ishin raportuar më parë jashtë Kinës – në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Megjithatë, më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei ku u shfaq për herë të parë.

Franca ka thënë më parë se ka 11 raste të konfirmuara të koronavirusit, të quajtur zyrtarisht Covid-19, dhe gjashtë mbeten në spital.

Vajza e gruas së ndjerë gjithashtu është infektuar, tha zonja Buzyn, por ajo besohet se po shërohet.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel