Nuse e vjehrrë si dy pika uji: Nuk duam të na thonë motra, ne jemi …

14/02/2020 18:32

Mjekja e njohur estete Silvana Vishaj ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon e shoqëruar nga nusja e djalit, Stefi.

Sapo hynë në studio, të gjithë vunë re ngjashmërinë e madhe fizike mes tyre, e më tej gjatë bisedës u vërtetua që kanë gati të njëjtin tip.

Të dyja pozitive e pa komplekse, Silva dhe Stefi u vunë përballë disa pyetjeve ku duhet të shkruanin emrin e njëra-tjetrës dhe në fund rezultoi që mendonin njësoj.

Gjatë intervistës nuk munguan as surprizat nga bashkëshorti i Silvës, avokati Saimir Vishaj, i cili iu uroi festën e Shën Valentinit me një buqetë të madhe me trëndafila.

Top Channel